Aktori i njohur, George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, kanë marrë shtetësinë franceze për vete dhe fëmijët, pasi janë të shqetësuar për rritjen e tyre në Hollywood.
Clooney, i cili po ashtu ka shtetësi amerikane, dhe Amal, avokatja humanitare, britanike-libaneze, janë tashmë të njohur me Francën, ka raportuar CNN.
Ani pse ata kanë shtëpi edhe në Britani e edhe afër familjes së tij në Kentucky të SHBA-së, në muajin shkurt aktori pati treguar New York Timesit se me gruan e fëmijët qëndrojnë në një shtëpi me fermë në Francë.
“Pasi jam rritur në Kentucky, gjithçka që kam dashur të bëj ishte të iki nga ferma, e të iki nga ajo jetesë. Tani e kam gjetur veten të rikthyer pikërisht aty. Ngas traktor. Është shansi më i mirë për një jetë normale”, pati thënë ai.
Aktori pati bërë komente të ngjashme në një interviste në magazinën Esquire në muajin tetor.
“Isha e shqetësuar për rritjen e fëmijëve në Los Angeles, në dritat e Hollwydoodit. Me dukej sikur s’do të ishte fer për ta. Ne Francë, duket se njerëzve nuk ju intereson për famën. Nuk dua që ata të ecin në rrugë e të shqetësohen për paparacët. Nuk dua që të krahasojnë me fëmijët e famshëm të dikujt tjetër”, pati thënë ai.
Clooney ka kohë që është i zëshëm për shqetësimet që ka rreth familjes, dhe në vitin 2021 pati shkruar një letër të hapur duke i bërë thirrje mediave t’i mbajnë të mjegulluara fytyrat e fëmijëve të tij për shkak të sigurisë.
Franca ka ligje të forta për mbrojtjen e privatësisë, është e jashtëligjshme të fotografosh dikë në ndonjë vend privat, apo të shpërndash informacion rreth adresës së shtëpisë së tyre, apo numrin e telefonit. Është gjithashtu e jashtëligjshme të publikohen fotografi të të famshmëve nëpër vende publike, pos nëse prezenca e tyre në ndonjë ngjarje të caktuar lidhet me pozitën e tyre të punës si figura publike.
Kur paparacit në Francë provojnë t’i fotografojnë të famshmit gjatë ndërkohë që po kalojën kohë privatisht, jashtë paraqitjes publike, “ekipi i mbrojtjes së tyre do ta fotografojë apo incizojë paparacin. Më vonë ajo fotografi apo video do t’i dërgohet avokatit të personit të famshëm dhe mediat lokale informohen se personi i famshëm do të kërkojnë dëmshpërblim nëse fotografitë apo videot publikohen”, pati shkruar avokati Chassen Palmer, në vitin 2020 në një artikull në California Western International Law Journal.