Rubio: Maduro pati oferta por vendosi të sillej si i egër – mos luani me Trumpin se nuk përfundoni mirë

Prishtinë | 03 Jan 2026 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, foli në një konferencë për shtyp ku komentoi arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Rubio theksoi se Maduro nuk është një president legjitim, se fitorja e tij nuk u njoh nga SHBA-të apo Bashkimi Evropian dhe kujtoi se ai u akuzua që në vitin 2020.

Në konferencën ku prezent ishte edhe vetë presidenti Trump, Rubio tha se Maduros iu bënë disa “disa oferta shumë, shumë, shumë bujare” për të lënë pushtetin, por “zgjodhi në vend të kësaj të sillej si një njeri i egër” dhe të “luante me presidentin Trump”.

“Ai kishte oferta bujare, por vendosi të ishte i egër. Ai dërgoi banda për të kapur amerikanët, siç bëri nën Bidenin, dhe mendoi se asgjë nuk do të ndodhte. Ky është një president që, kur thotë diçka, do të bëjë diçka. Ky nuk është një president që thjesht mban konferenca për shtyp, ky është një president paqeje. Ai mund të kishte jetuar diku tjetër, të kishte qenë i lumtur, mos luani me Trumpin, nuk do të përfundojë mirë për ju. Shpresoj që ky mësim të ishte shumë i qartë dhe udhëzues, tha ai.

Të ngjashme