Avokati Ardian Bajraktari ka bërë thirrje se me rastin e shfuqizimi të 13 ligje nga gjykata më e lartë e Kosovës, ajo e Kushtetueses, është vendosur një standard tejet të rëndësishëm, se nuk mundet një ligj të miratohet për 20 minuta në dy lexime.
E për këtë ai thotë se koha është për mësim e jo për sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese e që janë bërë diçka të zakonshme.
“Nuk është koha për sulm, por, për mësim! Sulmet në adresë të Gjykatës Kushtetuese tashmë janë bërë diçka e zakonshme, për fat të keq, por ato duhet të ndalen. Ndonëse me vonesë të theksuar, megjithatë Gjykata Kushtetuese vendosi një standard tejet të rëndësishëm, në pajtim me nenin 113, të Kushtetutës: Nuk mundet një ligj, çfarëdo qoftë ai, të miratohet për 20 minuta, në të dy leximet. Gjykata Kushtetuese përmes këtyre vendimeve, ka trajtuar dhe vendosur për herë të parë që krahas përmbajtjes së një akti po ashtu edhe procedura që duhet ndjekur për miratimin e tij është e rëndësishme dhe kushtetuese. Sulmet në adresë të Gjykatës duhet ndalur sa më parë, do marrë mësim!”, ka shkruar Bajraktari.