Trump po shqyrton opsion “shum të fortë ushtarak” ndaj Iranit pas vrasjes së qindra protestuesve

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump ka deklaruar se Irani ka kontaktuar Uashingtonin dhe ka propozuar negociata, në një kohë kur ai po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake “shumë të fortë” ndaj regjimit iranian, pas shtypjes së përgjakshme të protestave në vend.

I pyetur nga gazetarët të dielën në bordin e Air Force One nëse Irani kishte kaluar vijën e kuqe të vrasjes së protestuesve, Trump u shpreh: “Po fillojnë ta bëjnë këtë, kështu duket.” Ai shtoi se “po e shqyrtojmë shumë seriozisht” situatën, duke theksuar se “ushtria po e analizon dhe ne po shqyrtojmë disa opsione shumë të forta”.

Në një kontekst të rritjes së tensioneve, Trump tha se Teherani ka shprehur gatishmëri për negociata. “Mendoj se janë lodhur duke u goditur nga Shtetet e Bashkuara. Irani dëshiron të negociojë”, u shpreh ai.

Sipas Human Rights Activists News Agency, me seli në SHBA, të paktën 538 persona janë vrarë gjatë protestave, përfshirë 490 protestues, ndërsa mbi 10,600 persona janë arrestuar. Një tjetër organizatë, Iran Human Rights me bazë në Norvegji, raportoi të paktën 192 të vrarë. Shifrat mbeten të pa verifikuara në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, paralajmëroi SHBA-në kundër “një keqllogaritjeje”, duke thënë se bazat dhe interesat amerikane në Lindjen e Mesme do të ishin “objektiva legjitime” në rast sulmi.

Të ngjashme