Një person është vrarë në një sulm me dron rus në rajonin lindor të Donetskut, sipas shërbimeve të emergjencës së Ukrainës.
Në njoftim u tha se shtatë dronë rusë kanë sulmuar fshatin Starovarvarivka, ku janë dëmtuar 17 shtëpi, raporton Sky News.
Punonjësit e emergjencës e gjetën viktimën nën rrënojat e njërës prej shtëpive, ndërsa një person tjetër u plagos.
Kjo vjen pasi katër persona u vranë në sulmet ruse në Kharkiv mbrëmë.