Influencerja italiane lirohet nga akuzat për mashtrim në skandalin e tortës ‘Pandorogate’

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Influencerja më e famshme e Italisë, Chiara Ferragni, është liruar nga akuzat për shkelje penale në një çështje mashtrimi prej 2 milionë eurosh që përfshinte torta Krishtlindjesh, vezë Pashkësh, pwr tw cilat tha se fitimet do t’i dhuronte pwr fëmijë me kancer.

Një gjyqtar në Milano vendosi të mërkurën se akuzat e rënduara për mashtrim kundër Ferragnit në lidhje me premtimin e saj të dyshuar për të dhuruar të ardhurat nga shitjet për bamirësi për fëmijë kundër kancerit nuk ishin të pranueshme në gjykatë, shkruan CNN.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 20 muaj burg për influencuesen 38-vjeçare.

“Çdo gjë që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim, asnjëri prej nesh nuk ka përfituar”, i tha ajo gjykatës në një seancë dëgjimore në nëntor, duke pranuar se kishte bërë një “gabim komunikimi”.

Të ngjashme