Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara

Prishtinë | 16 Jan 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy javë e para të këtij viti në rajonin e Prishtinës ka identifikuar 353 automjete të paregjistruara. 

Në një njoftim të policisë së Facebook thuhet se kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në trafik pa kontrollim teknik.

“Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353,  gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në njoftim thuhet se gjatë dy javëve të kaluara në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Të ngjashme