Iu gjetën dy armë dhe 120 fishekë gjuetie, dërgohen në mbajtje të dyshuarit

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona në Prishtinë janë dërguar në mbajtje pasi u janë gjetur dy armë zjarri dhe 120 fishekë gjuetie.

Të dyshuarve pas kontrollit të shtëpitë e tyre i janë konfiskuar disa USB të kompjuterëve.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Ymer Alushani, Prishtinë/17.01.2026-12:19. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri dhe 120 copë fishekë gjuetie. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa USB të kompjuterëve. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme