Përkujtohen dëshmorët e kombit Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi, Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me nënkryetarin, Enis Osmani, bashkëpunëtorë dhe familjarë, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të tyre në Vaganicë të Mitrovicës, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike.

Gjatë homazheve, kryetari Faton Peci theksoi se Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi, si luftëtarë të shquar dhe të frymëzuar nga atdhedashuria, u përballën me luftime të ashpra në këtë zonë, duke u flijuar për lirinë e Kosovës.

“Lirinë na e sollën dhe, bashkë me të, edhe amanetin që na thërret për punë të mira për këtë shtet”, është shprehur kryetari Faton Peci.

Homazhet u zhvilluan në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe përuljeje ndaj dëshmorëve të lirisë, vepra e të cilëve do të mbetet e paharruar.

Të ngjashme