Dy qytetarë mbrëmë kanë gjetur para dhe dokumente e të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë.
Policia derisa ka njoftuar për këtë, thotë edhe se vazhdojnë të jenë adresa e parë për qytetarët.
“Policia po vazhdon të jetë adresa e parë për qytetarët. Dy qytetarë (S.B dhe L.B), mbrëmë rreth 22:00 e kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë, një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit. Njoftimi u bë nga Policia përmes faqes në Facebook. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet humane”, thuhet në njoftim.