Ndikimi i traumës së luftës në shoqëri, temë e takimit të KFOR-it me Qendrën për viktimat e torturës

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – organizatë joqeveritare që luan rol kyç në mbështetjen e viktimave të torturës dhe traumave të luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, një nga temat qendrore të diskutimit ishte ndikimi afatgjatë i dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, e cila preku mijëra njerëz gjatë luftës – gra, vajza, burra dhe djem të të gjitha përkatësive etnike.

“COMKFOR rikonfirmoi rëndësinë e kuptimit të këtyre dinamikave komplekse shoqërore, në përputhje me mandatin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim. 

Diskutimi thuhet se preku edhe sfidat me të cilat përballet kjo qendër në zhvillimin e një sistemi institucional të mbështetjes, njohjes dhe llogaridhënies për të mbijetuarit.

“Të kuptuarit e ndikimit të thellë dhe afatgjatë të traumës së luftës dhe të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në shoqërinë kosovare është thelbësor për misionin tonë”, ka thënë Ulutash. 

Të ngjashme