Konfiskohen fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Llozno të Leposaviqit policia ka gjetur fishekë, çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë e maskë ushtarake.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se teksa po patrullonin në rrugë kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë, e më pasë  gjatë kontrollit në tri shtëpi të pabanuara kanë gjetur edhe disa nga gjësendet e lartcekura.

“Fsh. Llozno, Leposaviq / 21.01.2026-18:00. Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja  të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm ,  një rrethatore, dy gëzhoja,  disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve,  140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme