Policia ka konfirmuar se numri i viktimave nga një zjarr që përfshiu një qendër tregtare në Pakistan është rritur në 67.
Sipas autoriteteve, 77 persona janë raportuar të zhdukur nga familjet e tyre pas shpërthimit të zjarrit në Gul Plaza, në Karaçi, qytetin më të madh të Pakistanit, të shtunën në mbrëmje, raporton BBC.
Por shkalla e dëmit pas flakëve të cilat zgjatën më shumë se 24 orë për t’u shuar ka ngadalësuar përpjekjet e shpëtimit, ndërsa autoritetet po kontrollojnë mbetjet e kompleksit prej 6,500 metrash katrorë.
Ndërsa disa nga trupat e gjetur janë vetëm mbetje të pjesshme, autoritetet kishin arritur të numëronin 67 kafka, tha zëvendëskomisioneri i policisë për BBC-në. Procesi për identifikimin e trupave vazhdon, me 15 persona të identifikuar deri më tani.