Mitrovica me aksion për largimin e tregut ilegal

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës ka nisur aksionin për largimin e shitësve ilegalë që ushtronin veprimtari tregtare në rrugë dhe trotuare përgjatë zonës së tregut.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Drejtoria e Inspeksionit, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar aksioni për largimin e shitësve ilegalë që ushtronin veprimtari tregtare në rrugë dhe trotuare përgjatë zonës së tregut. Aksioni po zhvillohet nga Inspektoriati Komunal në bashkëpunim me Policinë dhe KRM “Uniteti”, me qëllim vendosjen e tregtarëve në hapësirat e dedikuara për tregti”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas tij tyre qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike për këmbësorë, mundësimi i qarkullimit normal të veturave dhe garantimi i sigurisë ushqimore.

“Ju njoftojmë se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, bëhet e ditur nga Komuna.

Të ngjashme