Raphinha & Yamal Show, Barça kryen punë me Oviedon në pjesën e dytë

Prishtinë | 25 Jan 2026 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka fituar ndaj Real Oviedos, 3-0, në xhiron e 21-të të La Ligës.

Përderisa pjesa e parë u krye pa gola, e dyta ishte e tëra në favor të vendësve.

Së pari Dani Olmo zhbllokoi rezultatin në minutën e 52-të, dhe pesë minuta më vonë në cak qëlloi Raphinha.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Lamine Yamal në minutën e 73-të, i asistuar nga Olmoja.

Kështu, Barcelona kthehet në krye me 52 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Real Madridi.

Të ngjashme