A ka shku Kanti e Aristoteli n’gym a?

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 18:42 | Nga Shenoll Muharremi

A ka shku Kanti e Aristoteli n’gym a? Mirë ka ba, 100% e përkrahi. Shëndeti dhe forma janë me rëndësi për të gjithë.

Ama tash mos e qo poshtë energjinë e xhimit, rriti energjinë e shtetit se atë e ki përgjegjësi e obligim, jo opcion.

Pesë vjet qeverisje e mos me shtu në këtë krizë asnjë kapacitet serioz energjetik është marre.

Historia nuk na gjykon me sa vota i kemi fitu, po me çka kemi ba për këtë popull.

E kur energjia është e shtrenjtë dhe e pasigurt, ajo direkt po jau rrit koston e jetës njerëzve, po jau “kap” paret prej xhepi familjeve, po i shtrëngon bizneset, po e ngufatë ekonominë.

Pa e rregullu energjinë e me shtu kapacitete të reja, së paku 500MW, me adresu këtë problem të madh të shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës, gjithmonë ki me mbetë xhugj.

Në zgjedhje je gjigant 💪, po në qeverisje, në ekonomi, në mbështetje të bizneseve dhe të qytetarëve… mbetesh xhugj 🤏

…derisa nuk ndryshon qasje dhe nuk bën diçka konkrete.

Të ngjashme