Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i është gëzuar lajmit për rihapjen e plotë të pikave kufitare dhe rifillimin normal të transportit të mallrave pasi tash e sa ditë transportuesit e mallrave kanë protestuar kundër atyre që i konsiderojnë procedura të ashpra për të hyrë në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e qëndrimit në shtetet e Bashkimit Evropian.
“AKB i gëzohet rihapjes së plotë të pikave kufitare dhe rifillimin normal të transportit të mallrave pas protestave në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për të shmangur bllokada të ngjashme në të ardhmen”, ka shkruar AKB.