Anëtari i LDK-së, Anton Quni, tha se vendimet e partisë do të merren në përputhje me bindjet e anëtarëve dhe me vendimet e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se nëse dorëheqja e kryetarit miratohet, atëherë do të krijohen kushtet për kandidaturat e reja.
“Natyrisht që do i ndjekim edhe kryetarin, edhe kandidatët potencialë dhe në bazë të bindjeve do të veprojmë. Pasi që është Kuvend pune, ju e dini që tani kryetari ka paralajmëruar dorëheqje; nëse miratohet dorëheqja e tij, atëherë plotësohen kushtet edhe për kandidaturat e reja.”
“Nëse kryetari e merr besimin që të përfundojë mandatin e tij, pastaj kjo çështje nuk do të vendoset në rend të ditës,” tha ai.