Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Polici, e ku në shumë prej tyre viktimat janë gra. Nga këto raste, vetëm katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndaj njërit rast në Fushë Kosovës ka nisur hetim, ndërsa në një tjetër rast në Prishtinë, po trajtohet sic thuhet në gjendje të lirë.
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 04.02.2026-13:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
· Fushë Kosovë 04.02.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
· Prishtinë 04.02.2026-22:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec 02.02.2026 – 15:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, ndërsa e dyshuara ne kërkim policor.
· Malishevë 04.02.2026-19:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë 04.02.2026-10:00. Është raportuar se I dyshuari mashkull kosovar, ka kryer vepren e lartcekur ndaj vikimes femer kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Zveçan 04.02.2026 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.