Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, thekson nevojën për stabilitet institucional

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas komunikatës së lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë situatë, si dhe domosdoshmërinë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale.

Abdixhiku, bazuar në njoftim, theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie.

“Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme