Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejtimin, u përplas me 8 vetura të parkuara

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç tha ajo, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar edhe tetë automjete të tjera që ishin të parkuara pranë një qendre tregtare në lagjen Kalabria.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar tutje Ahmeti.

Të ngjashme