Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Kron Sadiku.
AGK dënon çdo formë kërcënimi ndaj gazetarëve dhe i bën thirrje Policisë dhe organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin me prioritet.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një kërcënim që ka shkuar në adresë të Kron Sadikut, pjesë e televizionit Klan Kosova. Kërcënimin e marrë për shkak të punës së tij në një emision, ai e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës. AGK-ja dënon çdo lloj forme kërcënimi apo frikësimi ndaj punonjësve të mediave dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me prioritet”, njofton AGK.Kërcënimi ndaj gazetarit Kron Sadiku ka ardhur nga një prej familjarëve të banorëve të BBVK.