KEK: Blloku A5 u rikthye në operim

Prishtinë | 08 Shk 2026 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Sipas KEK-ut, rikthimi është bërë pas sanimit të rrjedhjeve dhe përmbushjes së të gjitha kushteve teknike dhe të sigurisë.

Aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike.

KEK ka falënderuar stafin teknik për angazhimin dhe reagimin e shpejtë.

Të ngjashme