Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, që nga nesër është i gatshëm që të nis diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
“E pas konsitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë. Tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxheti të 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Posa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontakteve dhe diskutimet me subjektet tjera politike, për çështjen e presidentit. Si kabinet qeveritar do të shihemi shumë shpejt në mbledhjet e radhës dhe mbledhjet e rregullta të qeverisë sonë ku do të përmbushim një nga zotimet tona, duke filluar me pesë vendimet e para për të cilat jemi zotuar para qytetarëve tanë e vendimin”, tha ai gjatë adresimit të tij në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës.
