Miratohet edhe marrëveshja “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 16:48 | Nga Gzim Mujaj

Kuvendi i Kosova ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”. Marrëveshja është miratuar me 102 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projekti synon përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së edukimit dhe kujdesit për fëmijët në fëmijërinë e hershme, përmes financimit dhe mbështetjes nga mekanizmat e Banka Botërore.

“Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, po ashtu pjesë e Grupit të Bankës Botërore, në vlerë prej 18.6 milionë euro. Po ashtu vlen të theksohet se projekti ka përfituar edhe nga një grant nga Banka Botërore në shumë prej 2 milionë dollarë amerikanë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ndikojë në përmirësimin e qasjes së fëmijëve në institucionet e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme. Po ashtu projekti synon edhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve që ofrojnë shërbime të edukimit të hershëm për fëmijët e kësaj moshe, zero deri në gjashtë vjeç”, tha ai.

Të ngjashme