“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media rreth marshit “Drejtësi, jo politikë”

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” , Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli do të mbajnë sot konferencën e fundit për media sa i përket organizimit të marshit paqësor “Drejtësi, jo politikë”, ku një zëri do të mbështeten ish-drejtuesit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Marshi paqësor do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” më 17 shkurt, ditë kjo që përkon të jetë pikërisht në ditën kur 18 vjet më parë u shpall edhe Pavarësia e shtetit të Kosovës.

Në mbështetje të marshit kanë dalë pothuajse të gjitha institucionet e vendit, e Kuvendi madje miratoi edhe një rezolutë të UÇK-së, ani pse pa votat e LDK-së dhe të Listës Serbe.

Të ngjashme