Kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohet një kosovar dhe një malazez

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, kur dy të dyshuarit janë ndaluar në rrugën “Koshuticë” të pikëkalimit kufitar të Jarinjes.

Sipas raportit 24 orësh, njëri prej të dyshuarve është kosovar, kurse tjetri është shtetas i Malit të Zi dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kalim të paautorizuar të kufirit.  

“Janë ndaluar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Malit te Zi, pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh. 

Të ngjashme