Selimi: Akuzat janë të pabazuara dhe të padrejta

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Rexhep Selimi ka thënë se akuzat ndaj tyre janë të pabazuara dhe të padrejta, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj të jetë e fundit që unë marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Kanë kaluar më shumë se pesë vite nga fillimi i këtij procesi gjyqësor. Këto pesë vite nuk kanë qenë të lehta për ne, por as për historinë e vendit tim. Megjithatë, le të shërbejë gjithë kjo si një mundësi dhe shans i mirë për drejtësi. Pas gjithë këtyre viteve ka edhe një element pozitiv: shpresoj që trupi gjykues ta ketë pasur kohën e mjaftueshme se lufta jonë ishte e drejtë dhe pretendimet e Prokurorisë nuk qëndrojnë”, tha ai.

“Sot pas gjithë këtij udhëtimi, akuzat ndaj nesh janë të pabazuara dhe të padrejta”, theksoi ai.

Të ngjashme