Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se pas insistimit të kësaj partie, u miratua përfshirja e buxhetit të Prishtinës në Ligjin për Buxhetin 2026, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, sot u fitua një betejë e nisur qysh në vitin 2023 “në mes të Kryeqytetit dhe Ministrisë së Financave, kur filluan bllokadat ndaj buxhetit të saj”.
‘’Sot, pas një beteje të gjatë të nisur për buxhetin e Prishtinës qysh në vitin 2023, në mes të saj dhe Ministrisë së Financave, kur filluan bllokadat ndaj buxhetit të saj, në Komisionin për Buxhet të sotëm, kemi arritur të korrigjojmë një padrejtësi”.
”Buxheti i miratuar më 6 shkurt të këtij viti, nuk ishte përfshirë fillimisht në projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026”.
“Pas insistimit të LDK-së, u miratua përfshirja e buxhetit të Prishtinës në Ligjin për Buxhetin 2026”.
“Nuk lejuam që Prishtina të lihet në harresë nga bllokadat e Qeverisë’’, ka deklaruar ai.
