Qeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kabineti qeveritar në mbledhjen e dytë të tij miratoi Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026 – 2028, për të cilat kryeministri Albin Kurti tha se dy ligje do t’i kenë prioritet, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj ai tha do ta prioritizojnë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe atë për çmimin tavan

 “Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, tha Kurti.

Po ashtu Qeveria themeloi edhe dy ndërmarrje të reja publike e ku e para ka të bëjë me Komunën e Fushë Kosovës, “Fushë Kosova” Sh.A dhe tjetra në komunën e Drenasit, “EKO Drenasi” Sh.A, që do të ofrojë mirëmbajtjen e hapësirave dhe ndërtesave publike. Të dyja këto i prezantoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Të ngjashme