Nuk ka kaluar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që të diskutohet për mbeturinat në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Gëzim Sveçla nga LVV i cili edhe propozoi këtë diskutim, ka thënë se propozimi u bë për shkak të gjendjes alarmante të mbeturinave.
“Sot, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, propozuam që të diskutohet për gjendjen alarmante me mbeturinat në kryeqytet. Vetëm 15 asamblistë e mbështetën këtë propozim, kurse 25 votuan kundër. Kundër diskutimit. Pra, jo kundër një partie. Kundër debatit për pastërtinë e qytetit. Kur shumica nuk pranon as të diskutojë për një problem që e sheh çdo qytetar para derës së shtëpisë, atëherë kemi problem më të madh se vetë mbeturinat. Keqardhje për këtë qasje. Dhimbje për Prishtinën”, shkruan ai.
