United lart e më lart, ngjitet i treti

Prishtinë | 01 Mar 2026 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Crystal Palace në xhiron e 28-të të Premier Ligës.

Ata fillimisht qenë në disavantazh kur për mysafirët shënoi Maxence Lacroix në minutën e katërt.

Po Laxroix ishte ai që ia “ngjiti dorën” Unitedit duke marrë karton direkt të kuq në minutën e 56-të.

Këtë natyrshëm e shfrytëzoi Unitedi duke përmbysur rezultatin falë golave të Bruno Fernandesit, 57’ (pen.) dhe Benjamin Seskos, tetë minuta më vonë.

Me këtë fitore tani Unitedi numëron 51 pikë në vendin e tretë duke kaluar Aston Villën

Të ngjashme