Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 14:10 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.  

“Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, tha Kurti. 

Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjtën temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar.

Bazuar në afatet për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Të ngjashme