Ballkani me hapa të sigurt drejt finales së Kupës së Kosovës

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ballkani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka sot para tifozeve vendas shënoi fitore ndaj Gjilanit në çerekfinale, me rezultat 2-1.

Bleart Tolaj në minutën e 11-të dhe Geralb Smajli në të 40-tin, shënuan golat për Ballkanin.

Golin e nderit për Gjilanin e shënoi sulmuesi Senad Jarovic, në minutën e 71-të.

Të ngjashme