Daut Haradinaj refuzon të jap një përgjigje nëse e voton Andin Hotin: Së pari shohim propozimin zyrtar

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se nuk kanë pranuar ende ftesë nga partia në pushtet për çështjen e presidentit/es, raporton Ekonomia Online.

 “Kemi qenë në pritje, po akoma nuk ka ndonjë ftesë, jemi të ftuar ne si grup parlamentar kemi një diskutim të brendshëm do të shohim si do të vazhdojmë pas diskutimeve të brendshme”, tha ai.

Emri i përfolur për kandidatë për president/e nga LVV, Andin Hoti, ai thotë refuzoi të komentoj.

“Nuk jemi ende në fazën e komenteve apo spekulimeve. Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, nuk ia vlen të diskutohet. Së pari të shohim propozimin zyrtar, pastaj do ta vlerësojmë”, theksoi ai.

Ai shton se nënshkrimet ende nuk ja kanë dhënë dikujt dhe se i kanë të gatshëm.

“Të gatshëm i kemi, kurdo që janë të interesuar, në zyrë të grupit mund t’i marrin”, thotë ai.

Të ngjashme