Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Pamjet e rrahjes së gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, tashmë janë publikuar.

Reperi ‘Mossi’ bashkë me shokë shihen se si ia kanë zënë pritën gazetarit dhe e sulmojnë në mes të ditës.

Edhe pse fillimisht u lajmërua nga arratia dhe e kërcënoi Pacollin përmes rrjeteve sociale, Mossi dhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tyre, për veprat “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Kanosje”.

Prokurori i shtetit pritet që brenda afatit ligjor të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Të ngjashme