Kosovës nuk i përshtatet sistemi presidencial!

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 08:23 | Nga Albert Prenkaj

Në stilin tipik ballkanik për të mos ta quajmë bizantin, në orët e fundit të Legjislaturës së dhjetë, u ringjall dëshira për ndryshimin e amandamenteve kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

Vëzhguesi neutral do ta vlerësonte këtë veprim sot mu si atë para 14 vitesh, si manovër për tu matur publikisht, drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, për të mos lejuar që deputetët të bëjnë llogarit personale apo grupore gjatë procesit të votimit të presidentit.

Historiku i presidentëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës flet për vet për vete. Dy president të cilëve Gjykata Kushtetuese ua ndërpreu mandatin, një president që u ftua nga gjykata për trajtim gjyqësor, një presidente konsensuale e propozuar nga miq ndërkombëtar dhe presidentja jo konsensuale që me dëshirën për tu rizgjeshur, kërkon nga Kuvendi të bëhen ndryshime kushtetuese me shpresë se mund të ruan pozitën.

Duke e njohur mentalitetin shoqëror, historik-kulturorë dhe atë politik, aty ku fërkohen egot, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, afiniteti për autoritarizëm, centralizim të vendimarrjes, poltronizmit, mendoj se e devijon rolin e postit përbashkues të shoqërisë. Gradualisht, kjo pozitë mund të fiton përgjegjësi shtesë egzekutive që do të centralizonte fuqinë vendimarrëse tek një person me ego të sfiduar.

Antiteza e kësaj mund të jenë argumentet e sistemit presidencial të SHBA-së ku fuqia egzekutive qëndron mbi supet e presidentit, apo tek sistemi hibrid në Francë ku fuqia egzekutive ndahet në mes presidentit dhe qeverisë.

Në shumë vende demokratike evropiane sistemet politike janë monarki konstitucionale, në të cilat pushteti mbretërorë është pothuajse tërësisht ceremonial. Apo sistemet republikane në Evropë presidencën e kanë poashtu me përgjegjësi të larta protokolare, akredituese dhe garantues të kushtetueshmërisë.

Vendet me premisa autoritarizmi mund të rrëshqasin në krijimin e autoriteteve të pa diskutueshme me premisa teokratike, diktatoriale apo demokrature.

Prandaj, mendoj se Kosova nuk do të duhej të futet në avantura të një presidenti që del nga vota e drejtpëdejt e qytetarëve, sepse në këtë mënyrë rrezikon ti jepet fuqi e lartë e ideve, ideologjive, projekteve vështirë të kontrollueshme, dhe veprimeve volluntere të pandalshme, që jo domosdoshmërisht shfaqin vullnetin qytetarë!

Shumë fuqi në duar të një njeriu është rrezik permanent!

Shteti duhet të jetë në shërbim të emancipimit të shoqërisë, pranimit të vlerave demokratike, që shmangin dhe luftojnë mendësinë autoritative dhe diktatoriale.

Të ngjashme