Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka nisur ditën duke shpërnda fotografi nga punimet që po bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”, punime këto që filluan tash e sa kohë e që u bë edhe betejë politike mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.
“Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e punimeve”, ka shkruar Rama.
Ideja për ta kthyer rrugën “Xhorxh Bush” në një hapësirë më të gjerë për këmbësorë dhe çiklistë u propozua për herë të parë në vitin 2019. Atëherë kompania britanike “Mott MacDonald” zhvilloi Planin 12-vjeçar të Mobilitetit për Kryeqytetin, gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.
E kur Përparim Rama mori detyrën si Kryetar në vitin 2021, ai e ringjalli Projektin si një nga premtimet e tij kryesore. Propozimi përfshinte mbylljen e rrugës për qarkullimin e automjeteve dhe shndërrimin e saj në një zonë për këmbësorë, me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë moderne.
“Do ta kthejmë qytetin te njerëzit.” – kishte thënë Rama shpesh në paraqitje publike gjatë dhe pas fushatës


