Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar po bisedon me kombe të tjera rreth asaj që mund të bëhet së bashku për të minimizuar ndikimet ekonomike tek njerëzit dhe bizneset.
“Sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më shumë ka gjasa të ketë një ndikim në ekonominë tonë, në jetën dhe familjet e të gjithëve dhe të çdo biznesi”, thotë ai, raporton BBC.
Ai shton se puna e qeverisë është “të ecë përpara kësaj”.
Ai thotë se qeveria laburiste ka bërë shumë punë për ta bërë vendin më të qëndrueshëm ekonomikisht dhe kancelarja Rachel Reeves ka folur me guvernatorin e Bankës së Anglisë “çdo ditë”.
Qeveria po “flet edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë për atë që mund të bëjmë së bashku për të zvogëluar ndikimin e mundshëm tek njerëzit këtu dhe bizneset këtu”, thotë ai.