“…Guxo, ata kanë me të lanë edhe ma shpejt se Alternativa”

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 17:39 | Nga Shenoll Muharremi

“…Guxo, ata kanë me të lanë edhe ma shpejt se Alternativa”

Guxo e Alternativa dilshin me 0% (ZERO) përkrahje në matjet e Omnibus, e LVV na tregojke përralla për ‘koalicionet’ e tyre me këto grupe.

Në fakt, kanë qenë vetëm konspiracione dhe mjete me mshef ambicjen e LVV-së për parti-shtet dhe kontroll total, se këto parti nuk kanë pasur peshë e vlerë elektorale e politike. Po shihet vlera e tyre si parti individuale, zero, as 1% nuk ishin.

Albini dhe LVV e shfrytëzojshin Guxo kryesisht me e shkatërru e me tradhtu LDK-në, duke keqpërdor flamurin e Rugovës në fushata. Sa ishte gjallë nuk e dojshin Rugovën, por pastaj synojshin famën e tij që me kompletu ambicjen e tyre absolutiste politike.

Po duhet me ditë që kur tradhton njëherë, ke me tradhtu eventualisht përsëri! E radha ka me të ardh edhe ty me qenë i tradhtuar, nëse je pjesë e lojës dhe konspiracionit.

Nuk ndërtohet e ardhmja në themele të kalbura, se të kthehet fytyrës si bumerang herët a vonë.

Të ngjashme