“Camp Nou” po mbushet, rritet kapaciteti për ndeshjen e vikendi

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës ka marrë dritën jeshile për të rritur kapacitetin e stadiumit “Camp Nou”.

Këshilli i Qytetit ka vendosur që në stadiumin e klubit katalunas do të lejohen 62 mijë tifozë, shkruan Indeksonline

Në ndeshjen e së dielës ndaj Sevillas, pritet që të ketë një numër të madh tifozësh të pranishëm, të cilën s’e kemi parë moti kohë te Barcelona.

Kujtojmë që kapaciteti i ri i stadiumit “Camp Nou”, është plotë 99 mijë e 354 vende.

Të ngjashme