Regjisori amerikan Quentin Tarantino ka deklaruar në disa intervista se projekti i tij i ardhshëm mund të jetë filmi i fundit në karrierën e tij si regjisor.
Tarantino është i njohur për filma të suksesshëm si “Pulp Fiction”, “Kill Bill” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, ndërsa projekti i ri pritet të trajtojë historinë e industrisë së filmit në një periudhë të caktuar të Hollywood-it.
Detajet rreth kastit dhe datës së xhirimeve ende nuk janë bërë publike.