Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj në seancën për kërkesën e SPAK? Rama: S’merrem me këtë punë, është detyra e kreut të grupit

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u pyet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancën e djeshme, ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se nuk është puna e tij të merret me çështjet e prezencës dhe votimit, duke ia pasur përgjegjësitë kreut të grupit.

“Sa i përket çështjes së prezencës, votimit, s’merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe kuptojë arsyet e mungesave”, tha ai.

Po ashtu ai komentoi sërish reagimin e ambasadave ndërkombëtare të vendeve mike, ku tha: “Fola në hyrje për deklaratat që përmendet dhe i lexoj në mënyrën e duhur. Unë jam në gjendje të përputh deklaratat me komunikimet e drejtpërdrejta. Kemi pasur patjetër debat lidhur me çështjen, debati ka qenë konstruktiv. Deklaratat flasin për domosdoshmërinë për të vazhduar hetimet, kështu i shoh unë deklaratat”./ TCH

Të ngjashme