Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pranuar se Sebia ka blerë raketa balistike kineze CM400AKG, duke u bërë kështu shteti i parë në Evropë që blen raketa të tilla.
Reuters e konsideron një lëvizje të tillë si një përpjekje të Serbisë për të balancuar partneritetin me NATO-n, aspiratat për integrim në BE dhe raportet e vjetra etnike, fetare e politike me Rusinë dhe ato strategjike me Kinën.
“Ne kemi një numër të konsiderueshëm të këtyre raketave dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiç në një transmetim të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror serb RTS, disa ditë pasi imazhet e para të raketave të montuara në një aeroplan serb u publikuan në internet.
Vuçiç tha se forcat ajrore serbe kishin përshtatur avionët e tyre luftarakë MiG-29 të prodhuar për të transportuar raketat CM-400AKG.