Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi disa persona

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë nga Policia.

I njëjti dyshohet se ka kanosur disa persona.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtë me 16 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prishtinë / 15.03.2026 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur viktimat kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtë me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Të ngjashme