Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, raporton Ekonomia Online.

Para trupit gjykues janë paraqitur Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

Të ngjashme