Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Arrested young girl handcuffed hands at the back. Prisoner or arrested terrorist, hacker, bribetaker, close-up of hands in handcuff.
Prishtinë | 20 Mar 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur anëtarët e familjes së tij pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, ka kanosur anëtarët e familjes. Njësitë policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një revole pa fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme