‘Osmani bartëse e listës’, Azemi: LDK e ka derën hapur për të gjithë

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media i është përgjigjur raportimeve se presidentja Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në qoftë se vendi shkon në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se LDK-ja është e hapur për të gjithë.

“Pra nuk ka asnjë diskutim deri më tash për atë pjesë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e të gjithë qytetarëve, prandaj të gjithë ata që duan të jenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë dyert e hapura”, tha Azemi para mediave.

Ai shtoi se LDK nuk e ka diskutuar çështjen e Osmanit si bartëse të listës së partisë.

Të ngjashme