Nesër pritet shi në Bratisllavë, Foda: Kemi treguar se mund të luajmë në kushte të tilla atmosferike

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kosova nesër do të përballet me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen historike të “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.

Në Bratisllavë nesër pritet ndryshim i kushteve atmosferike, ku moti pritet të jetë me shi dhe temperatura më të ulëta.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha se ‘Dardanët’ tashmë e kanë dëshmuar që mund të luajnë në kushte të tilla duke shtuar se terreni do të jetë i njëjtë për të dy ekipet.

“Tashmë më kanë treguar asistentët që do të ketë shi dhe do të jetë ftohtë. Fusha nuk do të jetë në gjendjen më të mirë, por të dy ekipet do të luajnë në të njëtin terren. Kemi treguar se mund të luajmë në të gjitha kushtet atmosferike”, tha Foda.

Të ngjashme