Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se qasja e tyre nuk ka ndryshuar qasjen për sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në një paraqitje direkte ajo tha se LDK-ja është stabilitet institucional dhe zgjidhje serioze.

“Kosova është në një situatë kur ka nevojë emergjente për një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë zyrtar dhe është konsistent, e kemi thënë edhe më parë. Këtu duhet thënë qartë se përgjegjësia kryesore për të gjetur një zgjidhje i takon partisë që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast është Vetëvendosje, dhe çdo tendencë për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta interpretuar ndryshe, është e pasinqertë dhe është keqinformim për publikun”, deklaroi Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.

Tutje, deputetja e LDK-së potencoi se partia që ajo përfaqëson nuk i pranon as Glauk Konjufcën e as Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për president.

Të ngjashme